Kolona të gjata në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, kontrolle të rrepta mjekësore
Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” në mëngjesin e sotëm janë regjistruar kolona të gjata deri në 4 kilometra dhe arsye për këtë janë kontrollet mjekësore që po bëhen për Covid-19 për qytetarët që po ia mësyjnë Kosovës, raporton Front Online.
Në mesin e veturave, për të hyrë në territorin e Kosovës janë edhe vetura të mërgimtarëve që jetojnë në diasporë.
Disa shoferë i kanë thënë Front Online se në kufirin për të hyrë në Kosovë, atyre po u kërkohen t’i kenë maskat dhe dorezat, si masa parandaluese për përhapjen e coronavirusit.