Lokale
Kolona të gjata në Konçul, pritje deri në pesë orë
Në pikën kontrolluese në Konçul të komunës së Bujanocit udhëtarët presin deri në pesë orë për të kaluar kufirin.
Siç kanë raportuar udhëtarët që sot kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare që lidhë Serbinë me Kosovën, kolonat me automjete janë të gjata dhe arrijnë deri në tre e më shumë kilometra.
“Unë kamë pritë për katër orë në kufirin e Konçulit për të kaluar në Serbi”, tha për Titullin A.H. i cili me makinën e tij me targa të Austrisë (WE) ishte nisur për ti vizituar të afërmit në Luginë.
Sipas tij fatin e njëjtë e kishin me qindra udhëtarë të tjerë, kryesisht bashkatdhetarë që këto ditë po kthehen në vendet e Evropës perëndimore.
Kolonat janë të gjata në të dy anët e pikës kontrolluese në Konçul, por më e theksuar është ajo që vjen nga Kosova (Dheu i Bardh) për në Serbi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!