titulli.com
Lokale

Bujanoci me 5 mijë persona të papunë

28.Jul.2012 12:04
0

Në komunën e Bujanocit ka një numër të madh të papunësuarve ku më tepër janë gjinia femërore dhe numri i përgjithshëm për vitin 2011 ka arritur 5 mijë persona.

Ismail Memeti, këshilltar pranë zyrës së Entit për Punësim në Bujanoc për Titullin u shprehë se të regjistruar në zyrën tonë me kualifikim fillor janë 2924 persona, me shkallë të dytë 104, me shkallë të tretë 829 (zanatli), shkallë të katërt dhe të pestë (sh.mesme) 967 persona. Ndërsa, sipas Memetit më shqetësues është fakti se numri i personave me kualifikim të lartë të cilët janë të papunë arrin afro 910 persona. Enti për Punësim gjatë këtij viti është duke realizuar programin “Hapja e vendeve të reja të punës”,  dhe gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj duhet të paraqesin dokumentacionet e nevojshme. “Të gjithë personat të cilët janë të pa punë dhe kanë  nevojë për punë është një arsye e mirë që të lajmërohen në Entin për Punësim” tha Memeti. Memeti porositë të papunët që të vizitojnë zyrën e tij dhe të regjistrohen me dokumentet përkatëse, duke përfshirë letërnjoftimin, librezën e punës, diplomën origjinale apo certifikatën që ka përfunduar ndonjë trajnim. Deri më tani Enti për Punësim në Bujanoc ka  pasur bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Komunalia” dhe “Drejtoria për Ndërtim”, për çdo vit hapet konkursi publik për angazhimin e të papunëve në programin “Punë Publike”. Sipas regjistrimit të vitit 2002 komuna e Bujanocit numëron afro 43 mijë banorë, ndërsa në bazë të të dhënave zyrtare nga Enti për Punësim numri i të papunëve përbën mbi 15% të popullsisë së përgjithshme./Zilihaje Selmani/Titulli.com/
Ndërroi jetë Musa Limani, varrimi sot në Bujanoc
Kolona të gjata në Konçul, pritje deri në pesë orë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration