Lokale
Kolona ne kufirin Konçul – Dheu i Bardhë
Fundjavat me kolona janë kthyer në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës te Dheu i Bardhë
Qindra makina janë duke pritur në këtë pikë kufitare për të kaluar në territorin e Kosovës. Për shkak të procedurave kufitare që duhet të kalojnë dhe fluksit në rritje të makinave, në kolonë po pritet nga dy deri në tre orë.
Një numër i konsiderueshëm i automjeteve është me targa nga vendet perëndimore, mirëpo nuk mungojnë as makina me targa të Bujanocit dhe Vranjës.
Fundjavave të ardhshme pritet që numri i mërgimtarëve që kthehen për pushime në vendlindje të jetë edhe më i madh, që nënkupton edhe kolona dhe pritje edhe më të gjata se ditën e sotme./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!