“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i zhgënjyer me vendimin, ankesën do t'i paraqes Komisionit Republikan Zgjedhor
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka njoftuar për anulimin e dy ankesave të tyre nga Komisioni Komunal Zgjedhor dhe se ankesat e tyre do t’i paraqesë kundërshtimin e vet Komisionit Republikan Zgjedhor.
Njoftimi i plotë i publikuar në Facebook:
Komisioni komunal zgjedhor i Bujanociot, duke vendosur me përbërjen e vet të zgjeruar, ka refuzuar ankesat e “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” për anulimin e zgjedhjeve në dy vendvotime në Bujanoc, atë numër 6 të Lagja e Strukarëve në Tërnoc dhe vendvotimin numër 13 në Zarbincë.
Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për shkak të lëshimeve ligjore që janë bërë në procesin e votimit në këto dy vendvotime, gjatë ditës sot i kanë dorëzuar Komisionit komunal zgjedhorë në Bujanoc kërkesë për rivotim në dy vendvotime në Komunën e Bujanocit.
Edhe pse shkeljet e evidentuara paraqesin shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve popullorë, Komisioni komunal zgjedhor në përbërje të zgjeruar, në të cilën dominojnë përfaqësuesit e partive serbe, me 9 vota për dhe 12 kundër, ka hedhur poshtë kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Duke ndjekur procedurat ligjore Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, do t’i paraqesë kundërshtimin e vet Komisionit Republikan Zgjedhor, nga i cili do të kërkojë anulimin e zgjehdjeve në këto dy vendvotime.
Në rast të refuzimit të kërkesës, lënda do të adresohet në Gjykatën administrative e cila paraqet instancën e fundit në këtë proces.
Nga Shtabi zgjedhor