Klubi Futbollistik “Presheva” dedikuar femrave në Luginë, gara në Serbi dhe Kosovë
Tre muaj më parë në Preshevë është themeluar Klubi Futbollistik “Presheva” në të cilin talentin e tyre për futboll do të paraqesin femrat e Luginës së Preshevës.
Optimizmi për sukses, sipas trajnerit Sherfi Jonuzi, ka triumfuar kundrejt mentalitetit dhe vështirësive për formimin e klubit në të cilin futboll do të luajnë femrat, shkruan Titulli.com.
Ai u shpreh se kushtet janë jo të mira, mbështetja materiale e autoriteteve komunale dhe atyre republikane është tejet simbolike, motivi për te vazhduar duket mjaft i fuqishëm.
Medina Jonuzi, futbolliste thotë se është e lumtur që ushtron në këtë klub duke e përgatit edhe për suksese tjera.
Klubi Futbollistik “Presheva”, gjatë viti të ardhshëm në kuadër të ligës së quajtur “Liga zhvillimore” pritet që të garoj me klubet e qyteteve më të mëdha të Serbisë, ndërsa shpresohet edhe në garat e futbollit për femra edhe në Republikën e Kosovës.
KF “Presheva” është i pari në nivel të Luginës së Preshevës, në të cilin garojnë femrat./B.R/Titulli.com/