KKSH: Tryeza rreth shkruarjes së emrit shqip, bojkotohet nga administrata e Bujanocit! (foto)
Lokale

KKSH: Tryeza rreth shkruarjes së emrit shqip, bojkotohet nga administrata e Bujanocit! (foto)

01.Aug.2014 16:39
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka organizuar diskutimin publik/tryezë të rrumbullakët me temën "Si ta shkruajmë emrin personal në gjuhën shqipe me shkrimin e saj në librat amëz dhe dokumentet personale". 

Qëllimi i kësaj tryeze të mbajtur të enjten në Bujanoc ishte fokusimi në paraqitjen e mënyrës së punës me shembuj pozitiv të shërbimeve të ofiqarisë në rastin e realizimit të së drejtës për shënimin e emrit personal në gjuhën dhe shkrimin e pakicës kombëtare në librat amzë, si dhe puna e administratës së Stacioneve Policore në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në raport me qytetarët të cilët paraqesin kërkesë për lëshimin e dokumenteve personale së bashku me kërkesën për shënimin e emrit personal në gjuhën dhe shkrimin e pakicës kombëtare, përkatësisht në gjuhën shqipe me shkrimin e saj. 

Për të dhënë kuptimin dhe rëndësinë e shënimit të emrit elaboroi prof.dr. Isa Bajçinca, ekspert i linguistikës nga Prishtina, për të sqaruar kornizën ligjore elaboroi Robert Sepi zv/Avokati i popullit nga Beogradi, ndërsa për rëndësinë e temës foli kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri. 

“Duke pasur parasysh që me këtë problematik përballen administratat komunale, përkatësisht shërbimet e ofiqarisë, prezantuan shërbimi i ofiqarisë së komunës së Vranjës, Medvegjës, Preshevës por jo edhe i komunës së Bujanocit edhe pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen kryeshefi i administratës komunale të komunës së Bujanocit”, thuhet në kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Sipas informacioneve që posedon ky institucion, me urdhër të kryetarit të kësaj komune në minutat e fundit nuk ka lejuar që të prezantojnë në këtë diskutim të përbashkët edhe pse kjo është komuna që ka probleme më së shumti rreth shënimit dhe deformimit të emrave”, nëvizon kumtesa e lëshuar nga organizatori i tryezës, KKSH. 

Qasja refuzuese e administratës komunale të Bujanocit për t’i promovuar të drejtat identitare KKSH konsideron se është “brutalisht jo serioze dhe e pa ndërgjegjshme” ndaj një çështjeje kaq të rëndësishme për vet qytetarët e bashkësisë shqiptare, transmeton Titulli.

Gjithashtu, në këtë diskutim publikë morën pjesë edhe përfaqësuesit e stacioneve policore të komunave përkatëse, Organizata jo qeveritare si dhe linguist për gjuhën shqipe. 

Në hapjen e diskutimit publik kryetari Beqiri theksoi se “kjo temë përfaqëson një problematik të gjerë, ngase në vazhdimësi emrat personal gjatë shënimi në librat amzë po deformohen gjatë transkriptimit në gjuhën serbe nga gjuha shqipe”. 

“Emrat janë autentik ashtu si shkruhen, pavarësisht nga krahinat apo theksi lokal i përdorimit të gjuhës shqipe dhe si i tillë përfaqëson identitete të përveçme, deformimet në shkrim i humbin kuptimin” theksoi linguisti Bajçinca në këtë tryezë.

Zv/Avokati i popullit, Robert Sepi, “shprehi gatishmërinë institucionale për t’i rekomanduar ministrisë përkatëse trajnimin e ofiqarëve lidhur me shënimin e emrit personal në librat amzë, si dhe kërkoi nga qytetarët që pa hezitime të paraqesin ankesa në rast të shkeljes së të drejtës për zgjedhje të lirë të emrit personal për veten apo fëmiun, apo edhe gjatë kërkesës për shënimin plotësues të emrit personal në gjuhën amtare”.

Kontribut të veçantë në këtë diskutim publik dhanë shërbimet e ofiqarisë të komunave të Preshevës, Vranjës, Medvegjës si dhe përfaqësuesit e stacioneve policore nga komunat përkatëse.

Sipas organizatorëve konkluzionet e dala nga ky diskutim publik ishin si standardizimi i formularëve të caktuar, standardizimi i i sistemeve kompjuterike në shërbimet e ofiqarisë, edukimi dhe trajnimi i ofiqarëve nga Presheva, Medvegja, Vranja, krijimi i hapësirës bashkëpunuese të ndërsjellë mes këtyre shërbimeve dhe stacioneve policore, si dhe krijimi i një doracaku me emrat personal në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj, bashkë me transkriptimin e tyre.

Tryeza u zhvillua në kuadër të fushatës senzibilizuese “Shkruaj shqip emrin tënd”, të cilën e ka ndërmarr KKSH muaj më parë./Titulli.com/

Në Medvegjë gjendje e jashtëzakonshme, komuna në ndihmë banorëve (foto)
Reagim: Vuçiq ka ofenduar deputetin Kamberi dhe gjithë shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration