KKSH, solemnisht hapi zyrat e renovuara
Lokale

KKSH, solemnisht hapi zyrat e renovuara

14.Sep.2012 23:59
0
Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, Galip Beqiri, gjatë hapjes zyrtare të ambientit të ri të punës, ka thënë se ky këshill është shumë i rëndësishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përputhshmëri me ligjet e saj. Ndërsa mysafiri i tij, kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak Esad Xhuxheviq ka vërejtur se “ka disa simbolika të çuditshme në ate se hapësirat në ndërtesë janë të komitetit të dikurshëm”, shkruan jugpress. Ai ka shtuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar në mënyrë të suksesshme është duke e kryer rolin e vet. Xhuxheviq ka thënë se pakicat në Serbinë qendrore kanë obligim që të bashkëpunojnë dhe të rrisin nivelin e të drejtave të tyre dhe të gëzojnë atë nivel të të drejtave që kanë pakicat në Vojvodinë. Pajisja me teknikë e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar që gjenden në ndërtesën e ish komitetit në Bujanoc, e ka ndihmuar programi EU PROGRES me 10.000 euro. Në hapjen solemne të zyrave të KKSH-së që u bë sot, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e qeverisjeve lokale në Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/
Nxënës, afati po skadon, rreth 300 kërkesa deri më tani
Organizime për 100 vjetorin, KKSH pa “qasje” në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration