KKSH shkresë “Putevi Srbije” kundër diskriminimit në punësimin e shqiptarëve në pagesat rrugore
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), duke marr shkas nga vendimi i ndërmarrjes publike “PuteviSrbija” , për pranimin në marrëdhënie pune të kuadrit të ri në pikat e pagesave rrugore hyrëse dhe dalëse në autostradën E75 (korridori 10) , konkretisht në Preshevë dhe Bujanoc, ka kundërshtuar këtë vendim.
Me këtë rast iu ka drejtuar me një shkresë Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës dhe Ndërmarrjes Publike “Putevi Srbije”.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të anulohet vendimi duke konsideruar se nuk reflekton përbërjen e popullsisë të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, bazuar në ligjin mbi mbrojtën e të drejtave të pakicave kombëtare.
KKSH është i indinjuar me qasjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore të cilat po neglizhojnë ligjet në fuqi.
“Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës po vazhdojnë të trajtohen si qytetar të dorës së dytë nga institucionet e shtetit”, thuhet letrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/