KKSH në 2015-n do të angazhohet për shumë çështje me interes për shqiptarët (Foto)
Lokale

KKSH në 2015-n do të angazhohet për shumë çështje me interes për shqiptarët (Foto)

31.Dec.2014 15:41
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc sot është mbajtur seanca solemne në ditën e fundit të vitit 2014.

Në këtë takim të këshilltarëve si dhe liderëve të institucioneve lokale të Preshevës dhe Bujanocit, është uruar që viti 2015-të të jetë më i suksesshëm, ndërsa kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka thënë se do të angazhohen për një sërë çështjetsh me interes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Në 2015-n do të angazhohemi për kthimin e Lapidarit të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së në Preshevë, për largimin e përmendores së serbëve mbi Lluçan, do të angazhohemi që Dogana e kufirit  Tabanoc, Konçul dhe Depcë  të kontrollohet nga Asociacioni i komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e buxheteve të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Komandanti i Policisë së Luginës të jetë Shqiptar, që referendumi i vitit 1992 të implementohet edhe vullneti i ish ushtarëve te UÇPMB-së e të implementohet kryeverdikti i popullit shqiptarë, demilitarizimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, do të njoftojmë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara te Amerikës me gjendjen e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit të KKSH-së, Jonuz Musliu.

Gjithashtu, janë numëruar edhe të arriturat e deritanishme të këtij organi që mbanë eksluzivitetin për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, në fushat që është kompetente. /Titulli.com/

 

********************************************************************************************************************************************************************

Kryetari, Jonuz Musliu: Njoftim rreth punës se deritanishme të KKSH-së që nga konstituimi

Miratimi i Ligjit për formimin e Këshillave Kombëtare të pakicave Nacionale i ka mundësuar edhe shqiptarëve që ta themelojnë këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

Ligji për formimin e Këshillave Kombëtar të pakicave Nacionale është i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës  për të drejtat Kolektive të pakicave Kombëtare,në të cilën parashihen kompetencat në lëmin e arsimit,kulturës,informimit,përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.

Pas zgjedhjeve të mbajtura të 26 tetorit Këshilli Kombëtar Shqiptar është konstituar me afro 14 mijë vota .Ky proces dëshmoi se ka më shumë shqiptar se sa pretendohet nga Enti i Statistikave të Serbisë 5.806 edhe pse dalja ne zgjedhje e nivelit  të ulët tregoi potencialin demokratik të qytetarëve tanë. Përkundër pengesave dhe obstruksioneve me Listën e veçantë zgjedhore ,ku një numër i madh nuk ishin të regjistruar,mosdërgimi i ftesave për votim,ndryshimi i vendbanimeve të votuesve ishin ndër problemet e evidentuara në këtë proces.

Megjithëse në këtë mandat nga 29 ulëse është zvogluar në 15 anëtar numri i anëtarëve te Këshillit,me crast i është shkurtuar buxheti e me këtë iu është pamundësuar dhe vështirësuar edhe gama e veprimit të këtij institucioni.

Me 24 nëntor e 3 dhjetor të këtij viti u konstituan

-Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe u zgjodh Kryetari.

-Zëvendës kryetari,

-Sekretari ,dhe

-Organi Ekzekutiv

Ndërkaq me 25 dhjetor janë formuar komisionet e Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe ate:

-Komisionet për arsim parashkollor,fillor dhe të mesëm,

-komisioni për arsim të lartë dhe shkencë,

-Komisioni për kulturë,

-Komisioni për kulturë,

-Komisioni për informim dhe botime,

-Komisoni për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip,

-Komisioni për rininë dhe shoqërinë civile.

Përveç tjerash Këshilli ka mbajtur 5 seanca kjo e 6 seanca solemne ky institucion ka miratuar të gjitha dokumentet bazë të këshillit Kombëtar Shqiptar si Statuti i Këshillit,Rregullorja e Punës,Rregullorja e Organit Ekzekutiv.

Këshilli Kombëtar Shqiptar që pas konstituimit ka protokoluar dhe procesuar afro 100 lëndë te ndryshme.

Duke filluar me shkresat e dërguara Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku ka ngritur shqetësimet për situatën e sigurisë, politike dhe atë financiare të këtij institucioni. Kemi vazhduar ndjekjen e procedurave të nisura tek Ombudsmani.

Kemi vazhduar procesin e mbledhjes së të dhënave rreth numrit të nxënësve dhe paraleleve në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Jemi përkujdesur në mbarëvajtjen e ligjshmërisë në KKSH.

Kemi realizuar një sërë takimesh me Këshillat kombëtare të pakicave tjera në Serbi. Kemi realizuar një mori takimesh me përfaqësues e ambasadorë perëndimor të akredituara në Beograd. Ajo që është më e rëndësishmja kemi pasur edhe vizitën e parë të ambasadorit të Republikës së Kosovës në selinë e KKSH-së.

Këshilli kombëtar shqiptar për pak kohë jo vetëm që ka qen promotor e përfaqësues i të drejtave të shqiptarëve brenda sistemit por njëkohësisht ka krijuar një bashkëpunim të ngusht me institucionet e ndryshme vendore, kombëtare e ndërkombëtare.

Ne jemi të vendosur të mbajmë qëndrim të paluhatur në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar, përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të pranohen tekstet e botuara në Prishtinë e Tiranë, pa asnjë alternativë tjetër.

Në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së. Mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit të Luginës në referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992.

Ne jemi të vendosur në ndërtimin për ndërtimin e një institucioni të respektuar dhe kredibil si nga bashkësia ndërkombëtare, insitucionet e shtetit dhe për gjithë ata që kan dyshuar në sukseset e këtij institucioni.

Ndërsa për vitin 2015 do të angazhohemi

1- për kthimin e Lapidarit të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së në Preshevë ;

2- dhe për largimin e përmendores së serbëve mbi Lluçan.

3- Të angazhohemi që Dogana e kufirit  Tabanoc, Konçul dhe Depcë  të kontrollohet nga Asociacioni i komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

4- Do të angazhohemi që Lugina e Preshevës të jet pjesë e buxheteve të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

5. Komandanti i Policisë së Luginës të jetë Shqiptar,

6. të angazhohemi që referendumi i vitit 1992 të implementohet edhe vullneti i ish ushtarëve te UCPMB-së e të implementohet kryeverdikti i popullit shqiptarë.

7. Demilitarizimi i Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit.

8. Do te njoftojmë Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara te Amerikës me gjendjen e shqiptarëve.

Urojme që viti i ardhshëm të jetë vit i kthesave, të angazhohemi, të jemi më afër qytetarëve, të jemi me të bashkuar për zgjedhjen e problemit të Shqiptarëve.

UDSH: Nuk i përmbushën premtimet
Reagon Salihu: Në Konferencë ishte edhe kumtesa për Skënder Kadriu-Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration