KKSH: Ministri Ruzhiq sulmon për të dytën herë institucionet shqiptare
Lokale

KKSH: Ministri Ruzhiq sulmon për të dytën herë institucionet shqiptare

09.Aug.2019 14:42
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar në reagimin ndaj ministrit të administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale të Serbisë, Branko Ruzhiq ka vlerësuar se ky është sulmi i dytë ndaj institucionit të pakicës shqiptare.

Më poshtë është reagimi I plotë i KKSH-së: 

NË VEND SE TA SULMOJË KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR PËR T’U DUKUR PATRIOT NË SERBI, MINISTRI RUZHIQ TË DËSHMOJË REZULTATE KONKRETE QEVERISËSE

Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale (MAShVL) të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq, tashmë për herë të dytë po sulmon politikisht Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të MAShVL drejtuar udhëheqësit të KKSH-së, ministri Ruzhiq ka thënë se : “Një tjetër shembull i keqpërdorimit të Këshillit Kombëtar të pakicave nacionale për qëllime politike” dhe ka theksuar “"Është e papranueshme që përfaqësuesit e organeve, puna e të cilëve financohet me paratë e të gjithë qytetarëve të Serbisë, në vend që të bëjnë atë që kanë zgjedhur bashkëqytetarët e tyre, promovimi i kulturës, ruajtja e traditave, mbështetja e integrimit më të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në shoqërinë serbe, ata janë politikisht në kundërshtim me interesat e shtetit të tyre dhe komunitetit që ata përfaqësojnë”.

Më 6 mars 2019 në gazetën “Novosti”, pas ndarjeve të mirënjohjeve për bartësit e procesit të Referendumit 1 dhe 2 mars 1992 në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ministri pati theksuar “se një akt i tillë në mënyrë flagrante ka dalur nga kompetencat e tij” dhe “aventurat e ndryshme e daljes nga Kushtetuta dhe korniza ligjore, paraqet politizimin, përkatësisht krejt të kundërtën e asaj që është interes i pjesëtarëve të pakicave kombëtare që jetojnë në territorin e Republikës së Serbisë”.

Ekzistojnë organet kompetente për çështjet ligjore. Ato nuk janë institucionet e pushtetit ekzekutiv. Fatmirësisht. 
I rikujtojmë Ministrit Ruzhiq që jemi të gatshëm për bashkëpunim ndërinstitucional, por nuk i nënshtrohemi presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve.

As sot, as nesër.

Për më tepër, nuk e ndajmë po ashtu të njëjtin botëkuptim me ministrin për mënyrën se si mbrohen interesat e një komuniteti dhe për burrështetasit, siç e mendon ai sot për Millosheviqin. 
Siç dihet, MAShVL ka angazhuar ekspertët ndërkombëtarë për vlerësimin e popullsisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kabineti Qeverisë së Serbisë ka miratuar me konkluzionin 90-7304/2015 dhe thekson se të gjitha institucionet duhet referuar këtij vendimi. Në shkelje flagrante MAShVL të iniciativës së vetë dhe vendimit shtetëror ka mohuar përfaqësimin e shqiptarëve në KKSH nga 29 anëtar në 15. Qeveria e Republikës së Serbisë, nuk e ka respektuar Rezolutën CM/ResCMN (2015) Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi Raportin e tretë të zbatimit të Konventës Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare me të cilën rekomandon qasje fleksibile lidhur me përcaktimin e politikave që kanë për bazë numrin e komunitetit shqiptar.
Nuk e keni respektuar Vendimin e KKSH ku ka kundërshtuar emërtimin e rrugëve dhe vendbanime në komunën e Medvegjës që është në kundërshtim me Ligjit mbi këshillat kombëtare të pakicave nacionale.

Institucionet e nivelit republikan që funksionojnë në nivel të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës refuzojnë të aplikojnë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare për territorin e këtyre komunave që është në kundërshtim me Ligjin mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve të pakicave.

Në kuadër të MAShVL funksionojnë 43 inspeksione nuk ka inspektor të përkatësisë shqiptare për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Edhe atëherë kur Ministri i Mbrojtjes në mënyrë të paprecedent ofendon komunitetin shqiptar ju keni pranuar reduktimin dhe relativizimin e kësaj praktike si shprehje dhe veprim individual. Nuk jeni distancuar nga nxitje institucionale e diskursit në rritje ksenofob kundër shqiptarëve.

Prandaj edhe e ftojmë z.Ruzhiq që të fokusohet në përmbushjen e përgjegjësive të tij ligjore dhe institucionale. Punë ka mjaft. Nuk ka nevojë me iu shmangur mosplotësimeve të detyrave institucionale duke sulmuar politikisht shqiptarët për t’u dukur patriot në Serbi. Si qeveritar që është, më produktive dhe progresive do të ishte që ministri të ketë rezultate konkrete qeverisëse në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Shërbimi për informim i KKSH

Ministri Ruzhiq reagon ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar: Politikë kundër interesave shqiptare
Mbahet tryezë: Liria fetare avancohet dialogu mungon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration