KKSH i drejtohet me shkresë inspekcionit për mbylljen e objektit në Preshevë
Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësim lidhur me ndodhitë me rastin e mbylljes se objektit të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë në të cilin objekt ushtrojnë veprimtarinë edhe organizata vitale për jetën publike në Preshevë, siç janëBiblioteka e Qytetit,teatri profesional, Radio Televizioni Presheva, Zyra për të rinj dhe Zyra e Partisë Demokratike Shqiptare.
“Konsiderojmë që me këto veprime po goditet kultura shqiptare,informimi, rinia shqiptare si dhe pavarësia e organizimit politik”, thuhet në kumtesën e KKSH-së.
Këshilli Kombëtar Shqiptar njëkohësisht i’u ka drejtuar me një shkresë inspekcionit kompetent dhe kërkon nga organet përgjegjëse të komunës së Preshevës që të ndërmarrin të gjitha masat adekuate që të dilet nga kjo situatë e rënduar në prag të festave të Nëntorit,Ditës së Flamurit dhe gjithë aktiviteteve që duhet të mbahen gjatë fund vitit./Titulli.com/