KKSH: Grat shqiptare të Luginës  themel drejt progresit
Lokale

KKSH: Grat shqiptare të Luginës themel drejt progresit

08.Mar.2013 13:52
0
Vitin 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin, të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh evropiane dhe ShBA-së, të mbledhura në Kopenhagën të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, ku vendosën që çdo vit, 8 Marsi të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë, thuhet në urimin e KKSH-së. Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjitha gratë, e në veçanti gratë shqiptare që me vite kanë dhënë kontribut të çmueshëm në të gjitha sferat e jetës e me këmbëngulësi që shqiptarët e Luginës së Preshevës mos të shpërngulen nga trevat e veta. Uroj që ky 8 mars të sjell begati dhe kujtoj të gjitha ato nëna e motra që kanë dhënë shumë për këtë vend. Ky është frymëzimi gjeneratave të reja, forca dhe madhështia e këtij vendi. Besoj fuqishëm që vitet në vijim do të jenë edhe më sfiduese dhe që Lugina e Preshevës. Me bindje se nënat dhe motrat tona gjithmonë kanë qenë themel i qëndresës dhe progresit drejt një të ardhme më të ndritur, njofton  Shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/
Mustafa kërkon nga Prishtina të hap një Fakultet në Preshevë
Vazhdon të botohet revista “Jehona”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration