titulli.com
Lokale

KKSH e pakënaqur me vonesat e transfereve financiare?

01.Apr.2013 15:39
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e dytë të mbajtur për vitin 2013, sërish ka shprehur shqetësimin për vonesat e transferimit të mjetev financiare për vitin 2013 dhë është zevëndësuar një anëtar me Emrie Sinani. “Këshilli Kombëtar Shqiptarë bashkërisht me organet përkatëse dhe  me  të punësuarit, punën e vet gjatë kësaj periudhe (2012) e kanë  realizuar përmes, organit ekzekutiv, trupave punuese, komisioneve, nën komisioneve e që ka realizuar planin dhe programin për vitin 2012”, thuhet në kumtesën e KKSH-së. Sipas KKSH-së realizimi i buxhetit për vitin 2012 është realizuar në mënyrë të plotë dhe korrekte gjë për të cilën flet edhe raporti revizionit të pavarur për buxhetin e vitit 2012 dhe aprovimi nga Organi ekzekutiv. Pra, me fjalë të tjera është realizuar gjithçka sipas planit dhe parashikimeve që kanë qenë pjesë e planit financiar për vitin 2012. Gjithashtu anëtarët kanë diskutuar sërish për vonesat në planifikimin e planit financiar për vitin 2013 vonesa këto të shkaktuara  nga mos transferimi i mjeteve financiare si në vitet e kaluara nën arsyetimin se “shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Republika e Serbisë”. /Titulli.com/
Promovohet libri “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot”
Fazli Musliu u rizgjodh kryetar i SHHLP-së /Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration