KKSH: Dënimi i lojtarëve tendecioz
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër ndaj denimit të tre lojtarëve të klubit futbollistik "Tërnoci", Faruk Nazifit, Ridvan Muratit dhe Valon Ramadanit.Këshilli Kombëtar Shqiptar denimin e shqiptuar nga Gjykata e konsideron pretendencioz dhe paragjykues.
“Ky denim është një goditje e rëndë ndaj integrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e posaçërisht integrimit të fushave të ndryshme siç është edhe sporti”, thuhet në kumtesën e KKSH-së.
Me këtë rast, Këshilli Kombëtar Shqiptar ngritë shqetsimet rreth qasjes së Gjykatës stereotipizuese si dhe frymës armiqësore anti-shqiptare, duke konsideruar shqiptarët si të padëshirueshëm në integrim.
Njëkohësisht, KKSH fton të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të denuar këtë aktë të ulët që në thelb ka atakuar barazin e qytetare dhe me karakter pretendencioz në të cilën shqiptarët shihen si qytetar të dorës së dytë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson se investimet në multietnicitetin dhe integrimin e shqiptarëve vetëm sa e sprovojnë vendimet e tilla të Gjykatave dhe nuk janë brenda kornozave për të ndërtuar një shoqëri progresive dhe pa baza diskriminuese./Titulli.com/