KKSH dënon aktet e dhunës në baza nacionale
Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër aktet e dhunës në bazë të përkatësisë nacionale.Siç është raportuar nga mediat se një furrë e një familje shqiptare në Sombor të Vojvodinës e emërtuar “Dy Vëllezërit” është djegur tërësisht pasi në të ishte hedhur një koktej molotovi, thuhet në reagimin e KKSH-së.
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj çfardo lloji të dhunës që mund të ushtrohet në bazë të përkatësisë nacionale dhe fton organet e rendit që të përkujdesen në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në të gjitha qytet e Serbisë.
Sipas KKSH-së aktet e tilla qyqare janë të pa pranueshme dhe nuk ndihmojnë proceset e integrimeve, për më tepër dëmtojnë rëndë dhe tensionojnë mardhëniet ndëretnike./Titulli.com/