Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit aprovon buxhetin për vitin 20202
Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar vendimin mbi buxhetin për vitin 2022 i cili kap shumën prej 2.011.000.000 dinarë.
Në buxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar dyfishimi i mjeteve për subvensione për ndërmarrrësit, edhe ate nga 12 milionë sa ishte këtë vit, në 24 milionë për vitin e ardhshëm.
Për infrastrukturën rrugore janë paraparë 141.732.000 dinarë, mbrojtjen e mjedisit jetësor 41.900.000, zhvillimin e bujqësisë 18.500.000,prej të cilave 12.000.000 për subvensione, projektet e klubeve sportive 8.500.000, praktika profesionale 25.000.000,4.000.000 për organizatat kulturore, 6.000.000 për mediat, efikasiteti energjetik 10.000.000, për ndriçimin publik për vitin e ardhshëm janë paraparë rreth 40 milionë, për Këshillin Kombëtar Shqiptar 5 milionë, etj.
Pas aprovimit në Këshillin Komunal, buxheti për vitin 2022 duhet të marrë dritën e gjelbërt edhe nga Kuvendi Komunal, mbledhje që do të mbahet gjatë javës së fundit të këtij viti.
Në seancën e sotme të Këshillit Komunal është aprovuar edhe vendimi mbi shfrytëzimin e mjeteve nga Trupi Kordinues si dhe janë miratuar raportet e punës dhe ato finansiare të ndërmarrjeve publike.
Informatë e publikuar nga faqja e komunës së Bujanocit në Facebook.