Këshilli Kombëtar Shqiptar uron 28 nëntorin
Në një postim në facebook i ka uruar shqiptarëve ditën e flamurit 28 nëntorin, por ka shprehur edhe ngushëllime për familjarët që kanë humbur të afërmit në tërmetin në Shqipëri.
“Të gjithë shqiptarëve, Këshilli Kombëtar Shqiptar i uron 28 Nëntorin, ditën e flamurit. Me zemër e mendje sot jemi me Shqipërinë, me Thumanë e Durrësin, ku mbi 30 persona kanë humbur jetën, mbi 700 të lënduar, e shumë të tjerë kanë mbetur pa shtëpi shkaku i tërmetit i ndodhur ditë më parë. Flamuri gjithmonë na ka bashkuar, në të mirë e në të keq, në tragjedi e fatmirësi, e sot më shumë se kurrë, jemi afër njëri tjetrit...” – shkruhet në postimin e KKSH-së.