Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet vendimin e qeverisë së Shqipërisë për financim
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka përshëndetur vendimin e publikuar nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Cakaj ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
“Republika e Shqiprisë me ketë vendin ka futur nën ombrellën e saj edhe një institucion çfarë është Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky vendim është pjesë përbërse e një platorme sistematike më të gjërëtë shërbimin e ruajtjes së identitetit kombetar tek shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha mes tjerash Mustafa gjatë konferencës për media.
Ai ka shprehur mirënjohje ministrit Gent Cakaj dhe qeverisë Rama që kanë vendosur t’a mbështesin këtë institucion.
Gent Cakaj ka thënë se mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti./Titulli.com/