Këshilli i Sigurisë së Serbisë miraton masa, Vuçiq Kosova të tërheqë policinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saj “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.
"Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa", tha Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat.
Pavarësisht se paralajmëroi masa, ai tha se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe të “sigurisë së popullatës serbe në Kosovë”.
Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
"Në muajin e ardhshëm, ne do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet", tha Vuçiq.
Ai shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të duket një "zgjidhje kompromisi".
"Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë", tha Vuçiq.
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, pas vendosjes së reciprocitetit për targat.
Këshilli për Siguri Kombëtare të Serbisë në mbledhjen e sotme ka sjellë disa vendime:
2. Serbia ka kërkuar urgjentisht nga BE-ja përgjigje, në afat prej një muaji, ekziston apo jo Marrëveshja e Brukselit dhe kur do të formohet Asociacioni i Komunave.
3. Këshilli iu bën thirrje BE-së dhe SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që të ndikojnë mbi Prishtinën që të tërheq vendimin joligjor ndaj Ivan Teodosijeviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se do të bëjë përpjekje që të rruaj sigurinë e qytetarëve dhe se do të gjendet një rrugë për të furnizuar me gjërat elementare banorët e asaj zone.
Ndërkohë që nënvizoi se Serbia është e gatshme për kompromis, por jo me çdo çmim.