Kërkesat e 3 deputetëve shqiptarë ndaj Vuçiqit u nënshkruan vetëm nga dy persona (dokumenti)
Deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbisë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit kanë zhvilluar takim konsultativ gjatë ditës së martë me presidentin e Serbisë lidhur me mendimin e tyre për kandidatin për kryeministër, shkruan Titulli.com.
Përfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë përmes një letre të publikuar thuhet se kanë parashtruar disa kërkesa ndaj Vuçiq për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Disa nga kërkesat për tu bërë pjesë e Qeverisë kanë kërkuar ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal, ndihmës ministrin e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në ministrinë e arsimit dhe kryetarin e Trupit Koordinues, raporton Titulli.com.
Në letrën e nënshkruar nga dy persona apo deputet në emër të listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” është paraqitur nevoja e qëndrimit të qeverisë lidhur me planin shtatë-pikësh të Luginës të dorëzuar qeverisë së Serbisë në vitin 2013.
Kërkesa shqiptare ndaj presidentit të Serbisë përfshinë integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zgjidhjen e problemeve në arsim, zhvillimin e ekonomik, problemet e institucioneve të gjyqësorit dhe integrim të plotë në Trupi Koordinues.
Edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qenë të përfaqësues me deputetë në parlamentin e Serbisë në këto 25 vitet e fundit asnjëherë nuk është shfaqur interesim që të jenë pjesë përbërëse e ndonjë qeverie serbe./Titulli.com/