KBI në Bujanoc rreth masave të festës së ditës së Kurban Bajramit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton opinionin në komunën e Bujanocit për masat obligative që duhet zbatuar gjatë ditës së festës të Kurban Bajramit.
KBI ka paracaktuar këto masa:
1. Namazi i sabahut falet në ora 04 : 30 minuta
2. Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06 : 03 minuta
3. Xhemati prezanton në xhami vetëm 10 minuta para namazit të Bajramit
4. Ligjërata e Bajramit, jo më e gjatë se 10 minuta
5.Në xhami namazi falet me distancën e paraparë deri më
tash ( 1 m. ),, maska obligative ,, sexhadja për secilin person.
6. Nuk ka përshëndetje me dorë,, as në xhami e as gjatë ditës së bajramit, përveç mes familjarëve.
7. Dezinfektuesi është patjetër në hyrje dhe dalje nga xhamia
8. Mos të ketë vizita nëpër shtëpi gjatë ditës së Bajramit, e as grupe më tepër se 5 veta
9. Gjatë varrimit ose të pameve, të respektohen rregullat e distancës, maskës dhe assesi përshëndetje me dorë
10. Personat me simptoma të sëmundjeve, si gripi, ftohje etj,, ata të moshuarit dhe fëmijët, të mos prezentojnë në xhami
11. Rregullat e njëjta vlejnë edhe për namazin e xhumasë në ditën e Kurban Bajramit.
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË BUJANOC
29. 07. 2020