Lokale
Katër ton perime ndalohen në Preshevë
Autoritetet doganore serbe në vendkalimin e Preshevës kanë ndaluar tentimin për kontrabandimin e 4 tonëve perime nga Maqedonia në Serbi.
Pas ndalesës së kamionit dhe kontrollit të tij, është konstatuar e malli i transportuar nuk ishte lajmëruar pranë autoriteteve doganore, transmeton ina.
Importuese e këtij malli, kryesisht domate dhe speca është një kompani serbe që kishte porositur mallin për një kompani beogradase./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!