Karadaku i Preshevës rimbushet me popullat shqiptare, kërkojnë infrastrukturë nga qeverisja lokale
Në historikun e vet, Karadaku i Preshevës, tri herë është zbrazur dhe tri herë është rimbushur me popullatë shqiptare, si pasoj e luftërave që kanë ndodhur në këtë zonë.
Lufta e fundit në Kosovë la gjurmët e saja në Karadak, ndërkohë lufta në Luginë largoi më se pesë mijë banorë nga këto vise.
Shtatëmbëdhjetë vite pas, Karadaku ka nis të rimbushet me banorë. Nuhi Sylejmani, veprimtarë i çështjes kombëtare nga Lezbalia, shpjegon vuajtjet e popullit shqiptarë të Karadakut të Preshevës,
Sylejmani thotë se rezistenca ka triumfuar ndaj zullumqarëve dhe në kushtet e demokracisë duhet të punohet me dinjitet.
Bejtullah Rashiti, ka më se dyzetë vite që nga Karadaku është shpërngulur në Preshevë, nga ku për një standard më të mirë të jetës ka vazhduar në Zvicër.
Tani i pensionuar, nostalgjia për vendlindjen e tij e ka shtyrë që në fshatin Lezbali të nis një shtëpisë të cilën do at shfrytëzoj me familjarët e tij.
Në fshatin Lezbali, ka pak banorë që aktualisht jetojnë, infrastruktura e dobët, mungesa e ujit, ndalesat shpeshta të rrymës e veçanërisht prezenca e bazës ushtarake serbe, vështirësojnë kthimin e banorëve këtu.
Rashiti, mendon se pushteti lokal ia ka borxh Karadakut që të investoj në infrastrukturën publike, siç janë rrugët, ujësjellësi e rryma, në mënyrë që më pas të kthehen edhe ata që për shkak të kushteve jo të mira janë shpërngulur nga këtu./B.R/Titulli.com/