Kamberi: Transferi prej 200 mijë euro i Kosovës direkt në llogarinë e komunës së Bujanocit
Lokale

Kamberi: Transferi prej 200 mijë euro i Kosovës direkt në llogarinë e komunës së Bujanocit

29.Apr.2020 12:54
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka  njoftuar se ëstë përmbyllur proceduar e transferimit të mjeteve të ndara nga qeveria në detyrë e Kosovës me kryeministër Abiin Kurti, shkruan Titulli.com.

“Sot, përfundimisht u përmbyll procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit. Hap i madh para. Realizim konkret. Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti u bë realitet”, shkroi Kamberi në profilin e ti.

Sipas tij ky është standardi i ri i transferimit të drejtpërdrejtë në llogarinë e komunës është risia dhe fenomeni.

Kamberi ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke vlerësuar se shuma 200 mijë eurove është po ashtu standard i ri i vendosur nga kjo Qeveri

Më 23 prill të këtij viti qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”./Titulli.com/

Ministri i arsimit Sharçeviq: Provimet e maturës në mesin e muajit qershor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration