Kamberi: Synojmë t’i kemi tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, të dalin sa më shumë në zgjedhje
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka ftuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që të dalin sa më shumë në zgjedhjet nacionale serbe të cilat do të mbahen më 21 qershor.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e Re”, ai ka bërë me dije se parimi i pesë subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët në këto zgjedhje do t’i fuqizojë politikisht shqiptarët në Serbi.
Kamberi ka treguar se pritjet janë që shqiptarët t’i kenë tre deputetë në parlamentin serb.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i imponohen qeverisë së re të Serbisë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.