Kamberi: PVD shënon 32 vjetorin e themelimit të saj
Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi është paraqitur me një fotografi të përbashkët me ish kryetarin e këtij subjekti dhe deputetpin populor në pension, Riza Halimi.
Postimi i plotë i Shaip Kamberi në Facebook:
Partia për Veprim Demokratik shënon sot 32 vjetorin e themelimit të sajë.
19 Gushti i vitit 1990 shënon fillimin e angazhimit dhe organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe betejën politike për mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.
Me këtë rast bashkëbisedova me kryetarin e parë dhe themeluesin e PVD, Riza Halimi.
Për 32 vite rresht, PVD mbeti partia e vetme që rreth vetës bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Me kryetarin Halimi përkujtuam sfidat në të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës dhe rrugëtimin tonë të përbashkët politik gjatë këtyre periudhave të vështira politike.
Bashkëbisedimi me themeluesin e PVD është motivim për të vazhduar rrugëtimin tonë të drejtë politik dhe për t'u ballafaquar me sfidat që na presin edhe në të ardhmen.
I uroj të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesëve të PVD ditën e themelimit të partisë dhe i inkurajoj që bashkërisht të vazhdojmë betejat tona politike që për qëllim kanë të drejtat e shqiptarëve të Luginës.