Kamberi: Policia nuk mund të vijnë pa urdhër të veçantë, shkelje e demokracisë në Preshevë
Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi në një intervistë për Titulli.com ka deklaruar se incidenti i ndodhur dje në Preshevë, ardhja e policisë është shkelje e rregullores së Kuvendit në Preshevë por edhe e demokracisë.
Kamberi më tej thekson se do të i dërgojmë shkresë kryeshefit të policisë në Preshevë por edhe ministrit të Pushtetit Lokal për këtë gjë. Sipas tij kryetari i komunës së Preshëvës, Shqiprim Arifi është ai i cili po nxit reagime dhe duke u marrë me çështje në Kuvend që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës.
"Nuk është normale sepse policia në ambientet e Kuvendit Komunal pa një urdhër të veçantë nga gjykata nuk mund të vij. Kjo është një shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit Komunal dhe demokracisë: - tha Kamberi.
Për këtë akt të pa përgjegjshëm sot do ti dërgojmë shkresë kryeshefit të policisë në Preshevë dhe ministrit të Pushtetit Lokal. Pas është po kryetari i komunës së Preshevës i cili nxit reagime negative duke folur nga foltorja për gjëra që janë jashtë rendit të ditës. Është pa përgjegjshmëri e plotë e kryetarit të komunës së Preshevës" - deklaroi Kamberi, transmeton Titulli.com.
Vlen të thuhet se pas incidentit në fjalë kanë publikuar PVD dhe APN komunikata për shtyp. Në komunikatën e PVD-së në Preshevë shkruhej se kryetari i komunës krijoi një atmosferë jo të mirë pasi sipas tyre “Prezenca e “njësiteve” speciale të Shqiprim Arifit dhe sekuritaset e tij, sikurse edhe efektivet e policisë, krijuan atmosferë shtetërrethimi policorë dhe gjëndje të jashtëzakonshme në Kuvendin e Preshevës” – shkruhej në komunikatën e PVD-së.
Ndërsa në komunikatën e lëshuar nga APN ka akuzuar për qasje jo të hishme të këshilltarëve të PDSH-së dhe PVD-së. Ndër të tjera thuhet se violenca gojore dhe fizike kalon interesat politiko – ekonomike. “Violenca gojore dhe fizike në mungesë të argumentit dhe arsyes ka shpërfillur interesat e politikës së momentit të kësaj konjukture politiko-ekonomike që tani më po përjeton ditët më të vështira të saj në fundim e sipër” – shkruhet në komunikatën e APN-së në Preshevë.