Kamberi pas shkarkimit të Sinanit: Kundërshtarët politikë humbën gjithçka
Sot është shkarkuar kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
E në lidhje me këtë shkarkim ka reaguar edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ku tha se ish-kryetarja Sinani nuk është ajo që ka humbur, por kundërshtarët e saj politikë, të cilët humbën edhe nderin, transmeton Zeri.info.
Këshilltarët e Kuvendit Komunal, me 20 vota pro, shkarkuan nga posti Sinanin.
Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021, pas një marrëveshjeje për koalicion midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.