Kamberi angazhohet për njohjen e diplomave, kërkon sqarim nga SPARK-u
Lokale

Kamberi angazhohet për njohjen e diplomave, kërkon sqarim nga SPARK-u

08.Dec.2014 13:35
0

Pas aprovimit të Dekretit të Qeverisë së Serbisë për “Mënyrat e veçanta të njohjes së diplomave” të fituara në institucionet arsimore në Kosovë, deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka kërkuar sqarime plotësuese dhe takim me përfaqësuesit e SPARK.

Kamberi, nga Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel (SPARK), zyra në Prishtinë dhe Beograd, kërkon informacione mbi procedurat dhe mënyrat të cilat duhet t’i ndjekin gjithë ata që kanë diplomat nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, sidomos studentët e Luginës së Preshevës, që shkollimi i tyre të njihet sa më shpejtë edhe në Serbi.

“Pas marrjes së informacioneve plotësuese nga SPARK dhe ministria e arsimit në Beograd, deputeti do t’i njoftojë të gjithë të interesuarit me informatat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e vendosur në Facebook nga deputeti, transmeton Titulli.

Qeveria e Serbisë në nëntor të këtij viti ka aprovuar Udhëzimin për mënyrën e veçantë të njohjes së dokumenteve të shkollimit të lartë dhe vlerësimin e programeve studimore të Universiteteve në Kosovë./Titulli.com/

Vatra: Shefi i administratës së Gjilanit fyen rëndë qytetarët e Luginës
Mustafa nga Presheva uron kryetarin e Kuvendit të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration