Kadriu: Në negociatat me Serbinë, Luginën duhet ta përfaqësojë kryeministri Kurti
Kohëve të fundit, po vërejmë shumë zëra nga politikanë të Luginës që duan të përfshihen në negociatat me Serbinë , përmes ekipeve të Kosovës.
Lugina duhet të jetë pjesë e bisedimeve, por ajo duhet të përfaqësohet nga kryeministri Kurti, njëjtë sikurse që interesat e serbëve të Kosovës i përfaqëson vetëm Vuçiçi. Nuk kanë çfarë kërkojnë në Bruksel politikanë të mahallave.
E kush prej p.sh. do ta përfaqësonte në Bruksel Luginën? 10- 15 parti me nga 4- 5 liderë të tri komunave me shqiptarë gjithnjë e më pak, do të duhej të shkonin të paktën nja 40 liderë, gjë që nuk ka sens.
Njëherë e mirë, liderët e Luginës duhet të mësohen me faktin se interesat e tyre duhet të kalojnë përmes Prishtinës zyrtare, pa marrë parasysh se kush ndodhet në krye të qeverisë. /2LONLINE.com/
Shkruar nga: Kushtrim Kadriu