Isufi beson se do të mposhtë legjendën Saunders për titull të botës
Lokale

Isufi beson se do të mposhtë legjendën Saunders për titull të botës

19.Feb.2019 13:21
0

Shefat Isufi i është bashkuar një grupi elitar të boksierëve shqiptarë. Ndonëse ende nuk është ndonjë emër shumë i njohur i ringut, të hënën është zyrtarizuar meçi i Isufit me britanikun e famshëm Billy Joe Saunders.

Meçi i 13 prillit, që do të mbahet në "Wembley Arena" në Londër, do të jetë i vlefshëm për titullin vakant të botës në versionin WBO (World Boxing Organisation) në kategorinë super të mesme, shkruan koha .

Janë disa zhvillime që kanë çuar te përballja e Isufit me Saundersin, por ai kështu u bashkohet pak boksierëve shqiptarë që kanë luftuar deri më tash për titull të botës në katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, IBF, WBO). Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Haxhi Krasniqi dy herë dhe Edis Tatli kanë boksuar deri më tani për tituj të botës, por të gjithë kanë pësuar.

Isufi vlerësohet autsajder ndaj Saundersit të suksesshëm, por fakti se do ta ndajë ringun me të në një meç për brez të kampionit, i jep të drejtën të ëndërrojë të kalojë boksierët më të mëdhenj shqiptarë.

Isufi 29-vjeçar është i lindur në Tërnoc të Madh të Bujanovcit, ndërsa jeton në Mynih të Gjermanisë. Në boksin profesionist ka bilanc prej 27 fitoreve, tri humbjeve e dy barazimeve. Meçin e parë në boksin profesionist e ka zhvilluar në vitin 2010. Së fundi është mposhtur në vitin 2015 nga Dariusz Sek, ndërsa ndërrimi i personave përgjegjës për karrierën e tij kanë mundësuar ngritje të madhe në karrierën e tij. Isufi është i pari në listën e sfiduesve në kategorinë super të mesme në versionin WBO dhe për këtë edhe ka fituar rastin për titull të botës. Titulli ka mbetur vakant pasi Gilberto Ramirez, që e mbante titullin prej vitit 2016 dhe e ka mbrojtur pesë herë, ka kaluar një kategori më lartë, atë gjysmë të rëndë..

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration