Ish-kandidati për kryetar në KKSH: Presioni mbi median shqipe, cenim i lirisë
Sali Salihi, ish kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar nw zgjedhjet e vitit 2018 dhe anëtarë pranë këtij institucioni që përfaqëson interesat shqiptare ka dal në mbrotje të mediave shqipe.
Në adresë të redakisë së Titulli.com nga përfaqësues të KKSH-së janë drejtuar akuza se është turp për ata që pretendojnë të jenë mediume professionale.
“"Real News" është problemi shumëvjeçar i nostrifikimit të diplomave të marrura në Univerzitetet e Republikës së Kosovës. "Real News" është se KKSH ka ngecur të merret seriozisht me këtë problematikë. "Real News" është se KKSH ka ndarë mjetet për informim në baza partiake, disa prej tyre ekzistojnë veç në letër. Dhe, çka ka të pa vërtetë këtu”, ka shkruar Salihi.
Sipas tij mendësia e tillë udhëheqëse që përpiqet të bëjë presion me metoda të ndryshme mbi mediat që kritikojnë punën e institucioneve është cenim i lirisë së shprehjes dhe duhet të ndalohet.
“KKSH duhet të mbrojë interesin kombëtar shqiptar, në këtë rast të avancojë mediumet serioze, e jo t'i nënçmojë ato e t'i bëjë presion për arsye se nuk i takon subjektit politik që udhëheq me institucionin në fjalë. Në të kundërtën, KKSH po rrezikon të shndërrohet në këshill partiak”, ka vlerësuar Salihi./Titulli.com/