Informata zyrtare nga Policia: A duhet testi PCR për hyrje të shqiptarëve të Luginës në Kosovë?
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja ndaj parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 të cilat kanë hyrë në fuqi nga dita e martë (22.12.2020) dhe njëkohësisht është zgjatur orari i lëvizjes për qytetet që janë në zonë të kuqe, shkruan Titulli.com.
Ndër të tjerash me masat e reja qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.
Redaksia e Titulli.com përmes burimeve të veta brenda policisë rajonale në Gjilan ka mësuar se qytetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë janë duke hyrë pa teste PCR sepse sipas tyre kjo zonë (dhe shtetasit tjerë të Serbisë) konsiderohet zonë jo me rrezik të lartë.
Të njëjta burime të policisë mësojnë se të gjithë udhëtarët duhet të respektojnë masat e reja që janë në fuqi brenda territorit të Kosovës.
Rregulla të ngjashme ka aprovuar edhe qeveria e Serbisë që mes tjerash kërkon test PCR për shtetasit që hynë brenda territorit të Serbisë ndërsa këto masa sipas informacioneve në terren nuk po vlejnë për hyrje daljet Kosovë-Serbi, transmeton Titulli.com.
Lexoni rregullat e masave të reja në Kosovë