Çka po fshihet pas dorëheqjeve brenda komisioneve në qeverisjen Kamberi?
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi gjatë një pronocimi për Titulli.com ka folur për dorëheqjet e fundit brenda komisioneve në adminstratën komunale në Bujanoc të Reuf Bajramit dhe Ismail Pajazitit.“Ismal Pajaziti, nga pushteti aktual është emëruar kryeshef i administratës komunale, njëherit edhe kryetar i komisionit komunal për prokurime publike, në dy detyra shumë me përgjegjësi dhe të ndjeshme, por për një kohë shumë të shkurtër ka dhënë dorëheqje dhe vetëm ai mund të thotë pse dhe si ka dhënë dorëheqje”, është shprehur Arifi.
Ndërsa për rastin e Reuf Bajrami, kryetari i partisë opozitare Arifi theksoi se më mirë është që të prononcohen për çfarë arsye japin dorëheqje.
“Pushteti i tanishëm Reuf Bajramin e ka emëruar edhe me një detyrë tjetër, edhe atë kryetar të komisionit për mbikqyrje të projekteve, një detyrë me shumë përgjegjësi, po ja Reuf Bajrami, erdhi koha që të jep dorëheqje nga dy funksionet. Prapë po them se më mirë është që ata të prononcohen për çfarë arsye japin dorëheqje. Arsyeja që ata përmendin se kinse për shkaqe familjare nuk qëndron”, deklaroi Arifi.
Intervistën e plotë me kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifi do të lexoni ditëve në vijim i cili ka folur për për funksionimin e qeverisjes lokale në Bujanoc, deputetin popullor, pritjet e PVD-së për Trupin Koordinues, zvogëlimi i buxhetit për pjesën shqiptare 50-50% e buxhetit e tema tjera./Titulli.com/