Reagon Musliu: Do ta ngris zërin për të drejtat e vendit tim edhe në opozitë
Lokale

Reagon Musliu: Do ta ngris zërin për të drejtat e vendit tim edhe në opozitë

10.Jul.2017 11:09
0
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Junuz Musliu në një deklaratë të tij iu është përgjigjur deputetit popullor nga Bujanoci, Nenad Mitroviqit i cili kishte deklaruar se nuk është në bisedime as me kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberi dhe as me kryetarin e Partisë Demokratike Nagip Arifin, por do të bashkëpunoj vetëm për ta larguar Musliun nga qeverisja lokale në Bujanoc.

Ja deklarata e plotë:

“Diçka shkurt, kryetarit të SNS-së në Bujanoc.

Pak rëndësi ka fakti se a do të jem në pushtet apo jo, e rëndësishme për mua është që gjithmonë karshi do të më keni, ju e shefi juaj. Deri në frymën e fundit të kësaj jete, ku do qofsha, në pushtet apo opozitë, në politikë apo jashtë saj, do ta ngris zërin për të drejtat e vendit tim, popullit tim.

Prandaj, urrejtja që keni ndaj meje më frymëzon, aspak nuk më demotivon. Faktor destabilizues nuk jam unë, përkundrazi unë kërkoj paqe në këtë vend, paqja arrihet duke e pranuar njëri tjetrin, duke pranuar kulturën, identitetin e njëri tjetrit, e jo si doni ju, të na mohoni identitetin e të drejtat tona, e ne mbas gjithë kësaj prap të ju respektojmë. Kështu jo, kurrë jo, edhe mos harroni, njerëz që mendojnë si unë nuk janë pak, janë shumë, ata as nuk mund ti blini e as ti demoralizoni, ne ecim të etur e të uritur, jetojmë me ideale dhe për ideale”, ka shkruar Jonuz Musliu në Faqen e LPD-së.

Çka po fshihet pas dorëheqjeve brenda komisioneve në qeverisjen Kamberi?
"Agjentura" e qeverisjes Kamberi me fushatë të egër daj medias shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration