Çadezh: Në Vrajë dhe Leskoc investitorë të huaj, komunat tjera në Jug të shkatërruara
Lokale

Çadezh: Në Vrajë dhe Leskoc investitorë të huaj, komunat tjera në Jug të shkatërruara

23.Oct.2017 09:54
0
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh ka deklaruar në Leskoc se në jugun e Serbisë ka gjithnjë e më shumë investitorë të suksseshëm të huaj.

Ai tha se është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh se janë vetëm dy vetqeverisje lokale, Vraja dhe Leskoci, në grupën e dytë dhe tretë të zhvillimit, ndërsa nëntë komuna kanë status statusin e një zone të shkatërruar, niveli i të cilëve është nën gjysmën e mesatares së republikanëve.

"Presim ardhjen e investimeve të reja, si psh në industrinë e mobiljeve. Posaçërisht është e rëndësishme që në këtë vend gjithnjë e më shumë kemi fabrika vendore të suksseshme, siç është Alfa Plam në Vrajë”, tha Çadezh, i cili në Odën Ekonomike të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës ka biseduar me anëtarët e parlamentit rajonal të sipërmarrësve, raporton rtv ritam.

Sipas tij, kompanitë vendore dhe investitorët e huaj mund të llogarisin në përkrahjen e Odës Ekonomike të Serbisë në zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat ballafaqohen në biznesin e përditshëm./Titulli.com/

Kamberi i shkruan Arifit: PVD nuk frikësohet, në fushatën e Preshevës aty do jem
Bujanoc: Alarmuese, nxënësit më të dobët në provimet pranuese nëpër universitete (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration