Zyrtare: Komisioni Evropian flet për gjendjen në Luginë të Preshevës, shqiptarët etnik larg përfaqësimit Protesta në Preshevë
Lokale

Zyrtare: Komisioni Evropian flet për gjendjen në Luginë të Preshevës, shqiptarët etnik larg përfaqësimit

11.Nov.2016 10:55
0
Është publikuar raporti i Komsionit Evropian për vitin 2016 i cili flet për gjendjen në Serbi dhe procesin e përafrimit të integrimit drejt Bashkimit Evropian dhe kryetemë ka normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës si dhe kapitullin 23-24.

Ky dokument  të cilin Titulli.com e ka përkthyer pjesën ku flitet për komunat me shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Lidhur me komunat  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë raporti përmend se zgjedhjet lokale janë mbajtur në një atmosferë të qetë dhe Trupi Koordinues ka punuar me efikasitet duke rritur fondet për zhvillimin e infratstrukturës, shkruan Titulli.com.

“Për herë të parë është emëruar një kryeshef shqiptar në polici në Bujanoc. Dialogu politik mes autoriteteve qendrore dhe përfaqësuesve lokale etnik shqiptar për një program gjithëpërfshirës të integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike ende nuk ka filluar”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian kushtuar  Luginës së Preshevës.

Gjithashtu përmendet se rajoni mbetet i pazhvilluar dhe popullata etnike shqiptare vazhdon të mos jetë e përfaqësuar  në institucionet shtetërore publike./Titulli.com/

Konferenca: Media e pakicave investim në integrimin e përgjithshëm të shoqërisë
"Gënjeshtrat" me katër çmime në "Ditët e Komedisë në Preshevë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration