Konferenca: Media e pakicave  investim në integrimin e përgjithshëm të shoqërisë
Lokale

Konferenca: Media e pakicave investim në integrimin e përgjithshëm të shoqërisë

11.Nov.2016 10:02
0
Është mbajtur konferenca e 5-të rajonale në Novi Sad kushtuar mediave të pakicave e lokale dhe është vlerësuar se viteve të ardhshme duhet të shëndrrohet në platformën e konferencës evropiane si rezultat i 5 vjetorit të punës.

Tema e  konferencës ishte integrimi social që paraqet fenomenin e komunitetit dhe në këtë kontest pjesëmarrësit e diskutimeve kanë biseduar më shumë në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe pozicioni i mediave lokale është si protagonist i zgjidhjeve të reja në kohën e ndryshimeve intensive të shoqërisë moderne.

Anëtari i bordit drejtues të MIDAS-s Bojan Brezigar ka përuruar antarësinë e gazetës ditore në gjuhën hungareze Magyar Szo të vetmën në Vjovodinë në organizatën e mediave të pakicave evropiane.

Zëvendëskryetari i qeverisë krahinore, Xhorgje Miliçeviq ka thënë se për botimin e 22 gazetave në 8 gjuhë të pakicave nga buxheti i Vojvodinës janë ndarë 264 milion dinarë dhe shumë e njëjtë do të ndahet edhe në vitin 2017. 

Përmes tre paneleve të diskutimit mediat e pakicave dhe ato lokale janë vlerësuar si burime të zgjidhjes dhe se platformat digjitale të mediave të pakicave nuk paraqesin rrezik nga humbja e identitetit dhe kështu rrisin rolin e tyre në shoqëri. 

Gjithashtu një nga modelet e pozicionimit të mediave të pakicave është paraqitur domosdoshmëria e bashkëpunimit të më shumë mediave në gjuhën e pakicave dhe mediave tjera në përpilimin e projekteve evropiane.

Organizator të konferencës kanë qenë Magyar Szó, Media Change, Asociacioni i mediave në Serbi, Heror Media Pont, Giacomeli Media ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe sekretariatit të Vojvodinës. /Titulli.com/

Qendra për Arsim në Preshevë me projekte për edukim në ndihmën e OSBE-së
Zyrtare: Komisioni Evropian flet për gjendjen në Luginë të Preshevës, shqiptarët etnik larg përfaqësimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration