Zbulohen lokalitete të reja arkeologjike në mëhallën e Leranit të Konçulit (foto)
Lokale

Zbulohen lokalitete të reja arkeologjike në mëhallën e Leranit të Konçulit (foto)

16.Feb.2014 15:21
0
Ekipi hulumtues i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë në përbërje të: Xhemaledin Salihu- koordinator, Rexhep Kadriu-hulumtues kryesor, Nehat Ramizi-asistent i koordinatorit, Musli Limani-hulumtues, Mustafë Ahmedi-evidentues, Bardh Mehmeti-kameraman, Argëtim Emini-fotograf dhe Nexhati Rrustemi-vozitës, në kuadër të realizimit të projektit: “Trashëgimia e Bujanocit është e jona” , më 14 dhjetor 2014 ishte pos në Konçul edhe në Mëhallën e Leranit të Konçulit, komuna e Bujanocit. Në njoftimin e lëshuar nga SHTKK thuhet se janë identifikuar dhe evidentuar disa lokalitete, gjetje arkeologjike, objekte sakrale fetare, objekte  të banimit, objekte publike, morëm rrugën për në Mëhallën e Leranit në Konçul. Menjëherë befasia e parë, Rexha i Lluçanit, arkeolog amator i pasionuar dhe anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë zbuloi në Mëhallën e Leranit  lokalitetin e ri te Rrafshi i Leranit, për të cilin Rexha thotë se është lokalitet që i takon kulturës së Bërnjicës, kulturës helene, periudhës Hallshtat dhe se lokaliteti ka edhe diçka kulturë kelte si dhe kulturë antike. SHTKK-2 Lokaliteti Kisha te Prroni i Kumbullës, në Mëhallën e Leranit  gjendet në këto koordinata: gjerësia gjeografike 42 gradë, 27 minuta, 54.4 sekonda, me gjatësi gjeografike 21 gradë, 40 minuta, 5.7 sekonda dhe me lartësi mbidetare 491 m. SHTKK-3 E gjithë kodra për rreth Kishës është me Varreza, të cilat janë në të njëjtat koordinata sikur edhe Kisha. SHTKK-4 Rexha i Lluçanit thotë se në këtë lokalitet ka gjetur monedha Akçe, monedha të Pajazitit të Parë, të Sulltan Muratit të Dytë, të Sulltan Mehmetit të Parë. Banorët e Konçulit u vendosën në Mëhallën e Leranit aty kah vitet 1870-80. Gjithashtu vlen të ceket edhe lokaliteti antik te Rrezja e Sabrisë, i shekullit III, IV,V të erës sonë, ku janë gjetur dy pitosa. SHTKK-5 Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjerësi  gjeografike 42 gradë, 27 minuta, 57.9 sekonda, me gjatësinë gjeografike 21 gradë, 39 minuta, 58.5 sekonda si dhe në lartësinë mbidetare 530 m. Lokaliteti Pojata e Jasharajve, vend ku janë ruajtur kafshët, bagëtitë të fshatit Konçul. Ky lokalitet gjendet po të njëjtat koordinata sikur ato të lokalitetit të ri te Rrafshi i Mëhallës së Leranit. Në afërsi të Kishës gjendet Bunari I Kishës, po të njëjtat koordinata gjeografike, ndërsa në lartësi mbidetare 481 m. SHTKK-6 Poashtu në afërsi të Kishës gjendet Kroi i Kishës po të njëjtat koordinata sikur edhe Bunari i Kishës. SHTKK-7   SHTKK-8   Ky lokalitet gjendet në koordinatat me gjerësinë gjeografike 42 gradë, 28 minuta, 11.9 sekonda, me gjatësinë gjeografike 21 gradë, 40 minuta, 33.1 sekonda, me lartësinë mbidetare 540 m. Ekipi hulumtues ka hulumtuar dhe zbuluar edhe lokalitete të tjera të pa zbuluara në Nesalcë, për të cilin kemi shkruar më herët, në Dobrosin dhe gjetiu, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës./Titulli.com/ Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Lugina në Prishtinë e Prekaz, në 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (foto reportazh)
Arifi uron Kosovën: Ne punojmë që ky kufi dhe të tjerët, të shemben përgjithmonë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration