Zaptohen hapësirat gjelbëruese të sheshit në Bujanoc, komuna të reagojë?
Mungesa e mirëmbajtjes së hapësirave publike gjelbëruese në sheshin e Bujanocit si dhe zaptimi i këtyre hapësirave publike nga kafiterit të cilat gjenden në shesh përbën problem për qytetarët e Bujanocit.Një qytetarë që deshi të mbetet anonim për Titulli.com u shpreh se mos mirëmbajtja e hapësirave publike është me të vërtet një breng në vete por kur kësaj i shtohet edhe ajo e zaptimit të këtyre hapësirave e bënë këtë brengë edhe më të rëndë.
“ Sheshi i qytetit tonë do të duhej të ishte një shesh rekreativ me hapësira gjelbëruese të mirëmbajtura nga institucionet përkatëse e jo të jenë hapësirat publike të kthyera në hapësira zaptuese për kafiterit” , theksoi qytetari për Titulli.com.
Nga ana tjetër një qytetarë tjerr thotë se zaptimi i hapësirave publike po ua vështirëson qarkullimin në shesh.
“Zaptimi i hapësirave publike po na e vështirëson qarkullimin dhe kështu po na vështirësohet të i kryejmë obligimet tona ditore, shpresoj që organet të ndërmarrin hapa konkret rreth zgjidhjes së këtij problemi”, tha qytetari i mllefosur me qeverisjen lokale.
Sipas informacioneve jo zyrtare që posedon Titulli.com, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamber ka ftuar pronarët e kafiterive të cilat e zhvillojnë veprimtarinë në sheshin e Bujanocit në një bisedë informative por deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtarë për detajet e takimit.
Mbetet që ditëve në vazhdim të sqarohet se çfarë informacione do të japë komuna lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve./Titulli.com/