Ligjërata dhe aksione humanitare gjatë muajit të Ramazanit në Bujanoc
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc ka filluar me përgatitjet për muajin e shenjt të Ramazanit dhe ka planifikuar aktivitete të ndryshme në bashkëpunim edhe me organizatat joqeveritare.Sekretari i këtij institucione fetar, Sevder Bajrami për Titulli.com u shpreh se përgatitjet kanë filluar dhe se plan programi mbi ligjëratat të cilët do i zhvillojnë imamët e xhamive iu janë dorëzuar imamëve.
Ai potencoi se do të organizohen ligjërata nga imamët nëpër xhamitë e komunës së Bujanoci
“KBI ka filluar me përgatitjen për muajin e Ramazanit ku edhe ka mbajtur mbledhje me anëtarët dhe imamët. Gjatë këtij muaji imamët do të ligjërojnë mbi vlerën e agjërimit, namazin, zeqatën si dhe tema tjera të tjera me karakter edukativ dhe moral.“ tha imami Sevder Bajrami.
Sipas Bajramit në bashkëpunim me organizatën humanitare “Hasene” nga Turqia është bërë edhe shpërndarja e 180 pakove ushqimore për familjet në nevojë si dhe për familjet e invalidëve të luftës.
“KBI me organizatën Hasene nga Turqia ka bërë edhe shpërndarjen e 180 pakove për familjet nevojë, gjithashtu jemi duke u bërë edhe përgatitjet që të bëjmë shpërndarjen edhe të 200 pakove tjera ushqimore për familjet në nevojë. Ndër aktivitetet tjera të bashkësisë Islame do të jenë edhe shtrimi i iftareve për qytetarët”, tha Sevder Bajrami për Titulli.com.
Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc sekretari i këtij institucioni ka uruar të gjithë besimtarët për muajin e shenjt të Ramazanit si dhe ftoj të gjithë qytetarët në agjërim./Titulli.com/