Xhemail Fazliu largohet nga PVD, tani këshilltarë i pavarur në kuvendin komunal në Preshevë
Lokale

Xhemail Fazliu largohet nga PVD, tani këshilltarë i pavarur në kuvendin komunal në Preshevë

18.Jun.2017 09:06
0
Xhemail Fazliu, ish-luftëtarë i UÇPMB-së jep dorëheqje të parevokueshme nga strukturat e PVD-së dhe nga grupi i këshilltarëve të kësaj partie pranë Kuvendin Komunal në Preshevë.

Ai në rrjetin social Facebook ka dhënë këtë deklaratë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
Të dashur miq dhe familjarë
Të nderuar bashkëluftetarë

Unë Xhemail Fazliu, këshilltarë i Kuvendit Komunal në Preshevë nga subjekti PVD-ë, jep dorëheqje nga grupi i këshilltarëve të PVD-së, si dhe nga të gjitha funksionet, strukturat e Partisë për Veprim Demokratik dhe që nga sot do të jem Këshilltarë i pavarur. Kam shprehur vullnetin dhe sakrificën gjatë gjithë jetës sime të kontriboj në zhvillimin dhe afirmimin e sferave të rëndësishme jetike për qytetarët e Komunës së Preshevës dhe për të gjetur gjithnjë mënyrën për t`i shërbyer atyre dhe interesave të Komunës sonë. Partia për Veprim Demokratik me kryetarë Riza Halimin ka zhvilluar politika të cilat tani më janë të qarta në kundërshtim me programin e saj themelor duke tentuar që të pamundësoj shprehjet dhe mendimet e lira brendapartiake duke përndjekur në veçanti të gjithë ata të cilët kanë një mendim ndryshe nga kryetari Halimi. PVD-ja në një periudhë të shkurtë në pushtetin e Komunës së Preshevës ka pasqyruar qartë se i peshon më shumë interesat e një klani të ngushtë lojal të kryetarit Halimi se sa interesat e qyetarëve të Komunës së Preshevës. Unë Xhemail Fazliu nuk jam dhe nuk do të jemë pjesë e kësaj ligshmërije. Punësimet partiake, korrupsioni dhe pazarlleqet e kryetarit Riza Halimi kanë shantazhuar strukturat e PVD-së dhe në përgjithësi Komunën e Preshevës si kurrë më parë. Riza Halimi në postin e kryetarit në 27 vitet e fundit që nga themelimi ka ndërtuar një klan interesash, ku veprimi dhe tentativat për reformin e PVD-së janë bllokuar në tërësi. Shantazhimi i luftëtarëve dhe komandantëve të UçPMB-së nga funksionarët e shtabit të kryetarët së Komunës së Preshevës, ishte një kulminacion i të këqijave, prandaj unë sot distancohem publikisht nga ata!
Ju falënderoj për mbështetjen!

Xhemail Fazliu, Këshilltarë pranë KK Preshevë

Fillojnë xhirimet e filmit "Shpresa e Humbur" nga Valton Jakupi
Reagon OVL e UÇPMB-së: Ahmedi injollosi komandantët, Sinani të kërkojë falje publike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration