Xhelal Memeti fillon aktivitetin politik në Partinë Demokratike, ofrojmë konsensus për të mirën e Preshevës (VIDEO)
Xhelal Memeti ka iniciuar formimin e degës së Partisë Demokratike në Preshevë i cili gjatë hapjes solemne është shprehur se do të jetë besnik i palëkundur drejt qëllimeve politike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve duke ofruar një bashkëpunim të plotë atyre që kanë prioritet qytetarin e komunës së Preshevës.Memeti tha se dega e Partisë Demokratike në Preshevë do të jetë vendi ku të gjithë të rinjtë e të rejat do të mundë ti paraqesin idetë e tyre për të mirën e përgjithshme, shkruan Titulli.com.
Këtë tubim e përshëndeti edhe kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi i cili theksoi se të gjithë partitë në Preshevë ika rivale e jo armike andaj ka ftuar për bashkëpunim të gjithë.
“Presheva ka nevojë për një qasje të re politike të bashkëpunimit andaj unë jam i bindur thellësisht se së bashku me ju do të ndërtojmë një urë të komunikimit dhe konsensusit si një formë që garanton sukses, mirëkuptim e mirëqenie më të mirë për të gjithë shqiptarët këtu”, theksoi mes tjerash Xhelal Memeti.
Xhelal Memeti pas kthimit të tij nga Zvicra është inkuadruar zyrtarisht në Partinë për Veprim Demokratik në shtator të vitit 2015 ndërsa pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në qershor të vitit 2016 ai mbajti postin e zëvendëskryetarit të komunës së Preshevës.
Në muajin qershor të vitit 2017 Xhelal Memeti përmes një konference për gazetarë ka njoftuar opinionin për dorëheqjen nga të gjitha fuksionet e Partisë për Veprim Demokratik.
Në këtë solemnitet morën pjesë përfaqësues politik të Partisë Demokratike, aktivist, media e qytetarë që janë pjesë e këshillit inicues për formimin e degës së PD-së në Preshevë./Titulli.com/