Xhaferi në Preshevë: S'ka afat kohor kufiri Llojan-Miratoc, përpjekjet vazhdojnë
Lokale

Xhaferi në Preshevë: S'ka afat kohor kufiri Llojan-Miratoc, përpjekjet vazhdojnë

24.May.2018 17:45
0
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Beograd është kthyer në Preshevë.

Ai zhvilloi takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me të cilën biseduan për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, shkruan Titulli.com.

“Ne jemi në përpjekje të gjithë që të gjejmë zgjidhjen dhe të hapim këtë kufi dhe besojë se kjo çështje ka qenë pjesë e agjendës se Telat Xhaferit në Beograd”, tha Shqiprim Arifi në konferencën për gazetarë.

Ndërsa Talat Xhaferi duke folur për vizitën e tij në Beograd tha se është diskutuar edhe çështja e hapjes së vendkalimit Llojan-Miratoc.

“Unë besojë se në takimin e radhës të dy qeverive Maqedoni-Serbi kjo çështje të ngritet në nivel të qeverive dhe në nivel teknik të mbyllet nevoja e hapjes së pikës kuftare”, theksoi mes tjerash Xhaferi.

Xhaferi u shpreh se angazhimi do të jetë maksimal por nuk mundë të jepet afat kohor për këtë./Titulli.com/

Bujanoc: Ligjërata për luftimin e korrupsionit dhe prosperitetit ekonomik
Përkujtim te vendi i vrasjes së Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, çka thonte qeveria jugosllave?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration