Vuçiq i gatshëm për shqiptarët e Luginës, Halimi mundë ta drejtoj Trupin Koordinues Foto: Tanjug
Lokale

Vuçiq i gatshëm për shqiptarët e Luginës, Halimi mundë ta drejtoj Trupin Koordinues

09.Jun.2016 00:17
0
I mandatuari për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë ditës ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshmëm të partive parlamentare, duke biseduar edhe listën e vetme shqiptare të Partisë për Veprim Demokratik.

Kryeministri Vuçiq tha se hyrja e shqiptarëve në Trupin Koordinues është  natyrale dhe shtoi se mardhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë shumë të rëndësishme dhe se pranon propozimin e tyre të hynë në trupin koordinues ndërsa ata duhet ta respektojnë shtetin e Serbisë, shkruan Titulli.com.

Kryetari i PVD-së, Riza Halimi i ka thënë gazetarëve se kësaj here shqiptarët do të jenë pjesë e shumicës parlamentare.

“Shpresojmë se do të kemi shanse në fusha të caktuara ku mundë të përfaqësohemi. Ka shumë punë në nivel  rajonal e komunal dhe se Trupin Koordinues duhet ta udhëheqin shqiptarët në këtë mënyrë mundë të jepet kontribut në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Halimi.

Deri më tani nuk është përmendur se kush mundë ta drejtoj Trupin Koordinues nëse shqiptarët marrin këtë organ qeveritar, mirëpo është përfolur se Riza Halimi mundë të jetë kryetar i mundëshëm i Trupit Koordinues./Titulli.com/

"Kosova po ndalon hyrjen dhe po konfiskon tekstet nga Serbia"
Hulumtime: Këto janë kërkesat e shqiptarëve në Serbi në fushën e shëndetësisë dhe organet e gjyqësorit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration