Vuçiq: Për formimin e Qeverisë do të bisedojë edhe me pakicat
Lokale

Vuçiq: Për formimin e Qeverisë do të bisedojë edhe me pakicat

18.Mar.2014 06:59
0
“Jam i hapur për bisedime me Ivica Daçiqin (PSS), Dragan Gjillasin (PD), Boris Tadiqin (PRD), si dhe me përfaqësuesit e pakicave”, thotë lideri i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) që ka fituar shumicën absolute, Alleksandar Vuçiq. “Pres që Kryesia e partisë ditëve në vijim të më autorizojë për fillimin e konsultimeve për partnerët potencial në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Vuçiq për gazetën “Veçernje Novosti”, transmeton Titulli. Ai ka theksuar se nuk ka kohë për të humbur  dhe se dëshira është që sa më shpejtë të formohet një ekip ministrorë i cili do të nisë reformat e nevojshme, ka theksuar lideri i përparimtarëve. Në pyetjen se me kënd së pari do të bisedojë dhe se a do të mund Serbia të ketë një koalicion të gjerë, edhe pse PPS e ka shumicën për formimin e kabinetit, ai thotë: “Vullneti i popullit ka qenë i tillë  që të mos jemi të varur nga matematika, mirëpo qëllimi ynë është bisedimi me të gjithë ata që dëshirojnë që Serbia të ecë përpara dhe që ia dëshirojnë të mirën vendit. Pra, jam i hapur për bisedime me Ivica Daçiqin, Dragan Gjillasin, Boris Tadiqin, si dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare. Nuk do të përjashtojë mundësinë që më shumë parti të formojnë qeverinë e re. Dëshiroj marrëveshje rreth qëllimeve të rëndësisë së veçantë për shtetin dhe kombin, pasi që asnjëherë nuk jam marrë me kalkulime të vogla”. Kujtojmë se Partia Përparimtare Serbe ka fituar bindshëm në zgjedhjet Parlamentare si dhe ato të mbajtura për kryeqytetin, Beogradin. Vlen theksuar se në grupin e partive të pakicave që kanë siguruar ulëse në Parlamentin e Serbisë është edhe partia e vetme shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, e që sipas deklaratës së Vuçiqit edhe ata do të marrin ftesën për bisedime për të qenë pjesë e qeverisë së re./Titulli.com/
Intelektualët e Luginës: Racizmi i Qosjes
PVD po shkruan historinë, për herë të parë fiton dy mandate
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration