Vuçiq mandatar, deputetët shqiptar nuk pretendojnë për pjesëmarrje direkte në qeveri
Lokale

Vuçiq mandatar, deputetët shqiptar nuk pretendojnë për pjesëmarrje direkte në qeveri

22.Apr.2014 12:49
0
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq në orën 14h do të takohet me përfaqësuesit e listës “Aleksandar Vuçiq -  e ardhmja në të cilën besojmë”, lidhur me formimin e Qeverisë së Serbisë. Siç pritet, Nikoliq në këtë takim, mandatin për formimin e qeverisë do t’ia besojë kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe (PPS) – Aleksandar Vuçiqit, lista e të cilit ka 158 ulëse nga 250 sa janë gjithsejtë në Parlament. Kryetari i Serbisë javën e shkuar ka zhvilluar bisedat konsultative me përfaqësuesit e koalicionit rreth Partisë Socialiste të Serbisë, Partisë Demokratike, përfaqësuesit e listës rreth Partisë së Re Demokratike, koalicionin e Hungarezëve të Vojvodinës, Partinë e Aksionit Demokratik të Sanxhakut dhe dy deputetët shqiptar nga Partia për Veprim Demokratik, transmeton Titulli. Mandatari i ardhshëm për përbërjen e qeverisë, lideri i PPS-së Aleksandar Vuçiq më 15 prill pat deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së partisë se me përbërjen e tërësishme të qeverisë do të dalin para mbledhjes së ardhshme të Kryesisë që do të mbahet më 25 prill, pas së cilës më 27 prill qeveria do të duhej të formohej. Ai ka thënë se qeveria do të jetë e vogël, moderne,  efikase dhe se do të ketë 17 anëtarë. Nga ana tjetër kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi pas takimit që pati javën e kaluar me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliq, deklaroi se subjekti i tij nuk pretendon që në mënyrë direkte të marrë pjesë në qeveri, mirëpo se është e interesuar që së bashku me pushtetin e ri të punojë në zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe të ekzistencës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titullic.com/
Luginë: Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip në nivele shqetësuese
Shqiptarët e Luginës: Po trajtohemi si qytetarë të padukshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration