Luginë: Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip në nivele shqetësuese
Lokale

Luginë: Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip në nivele shqetësuese

22.Apr.2014 15:33
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar pas inspektimit, parashtresave dhe konstatimit të Ombusmanit gjendja në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj është në nivelet shqetësuese. KKSH ka vërtetuar se detyrimet ligjorë për sigurimin e kapaciteteve, për përdorimin zyrtar dhe efikas të gjuhës shqipe dhe shkrimit te saj gjatë zhvillimit të procedurave administrative përball palëve me përkatësi shqiptare nuk zbatohet konform ligjit dhe konventave të ratifikuara ndërkombëtare. Duke shtuar se për më tepër edhe aplikacionet virtuale për lëshimin e certifikatës së lindjes dhe dokumenteve tjera nga gjendja civile, organet përkatëse komunale nuk zbatojnë gjuha shqipe dhe shkrimin e saj krahas gjuhës serbe dhe shkrimit të saj. “Gjithashtu është identifikuar mungesa të mëdha me njoftimin mbi të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimin e saj në procedurat e caktuara. Mungesa e njoftimeve tek shërbimet e ofiqarëve dhe zyrave të shpërndara në territorin e komunave përkatëse mbi të drejtën e shënimit të emrit personal në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj si gjuhë amtare. Mosekzistimi i formularëve dygjuhësh në nivelet e administratës komunale për komunikimin zyrtar me palët si dhe mos aplikimi i praktikës së komunikimi në formë të shkruar me palët e përkatësisë shqiptare në gjuhën amtare. Ndërkaq, aktvendimet, vendimet dhe aktet tjera të sjella gjatë zhvillimit të procedurës ndaj palëve me përkatësi shqiptare nuk jepen edhe në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj”, thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë. Sipas KKSH-së kjo situatë është përcjellë edhe në të gjitha ndërmarrjet publike të themeluara nga Kuvendet Komunale si dhe njësitë organizative të organeve republikane në nivelet lokale e komunale. Vlen të theksohet se të drejtat e garantuara individuale dhe kolektive të shqiptarëve janë detyrime në zhvillimin e procedurave dhe veprimet e përditshme administrative si dhe organeve përkatëse komunale. KKSH në pajtim me ligjet përkatëse dhe konventat ndërkombëtare edhe më tej do marrë masat e nevojshme për të siguruar të drejtën mbi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj si dhe do të parashtroj para gjitha organeve relevante problemin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, thuhet në njoftimin nga shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/
Gold Ag: Kam pas problem me policët shqiptarë të Preshevës (video)
Vuçiq mandatar, deputetët shqiptar nuk pretendojnë për pjesëmarrje direkte në qeveri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration