Vuçiq nderohet në Preshevë:  Na duhet ndihma e Evropës,  të kthejmë besimin mes veti (foto&video)
Lokale

Vuçiq nderohet në Preshevë: Na duhet ndihma e Evropës, të kthejmë besimin mes veti (foto&video)

17.Jul.2015 15:39
0
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë dhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq ka qëndruar në komunat Preshevë e Bujanoc.

Vizita e tij nisi në zyrën e kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili menjëherë pas ardhjes ia dorëzoi  një mirënjohje në emër të komunës së Preshevës  me shenjën si kryeministër i parë që ka vizituar këtë rajon, raporton Titulli.com.

Kryeministri Vuçiq ka shkruar  në profilin e tij në Twitër menjëherë pas takimit duke thënë se “kryetari i Preshevës Ragmi më thotë se jam kryeministri i parë që ka vizitue Preshevën. Nuk do të jetë hera  e fundit “, përfundoi ai.

“Kemi biseduar tema me rëndësi për qytetarët e Preshevës, duke filluar nga ato të arsimit e deri tek gjendja e vështirë ekonomike”, deklaroi Vuçiq.

Ai është shprehur i gatshëm të investojë dhe ngadalë të kthehet besimi ndaj njëri tjetrit për të qenë të sigurt në të ardhmen.

Gjatë vizitës që i bëri maternitetit jashtëspitalorë në Preshevë, Vuçiq theksoi se nuk ka ardhur për të hapur objekte por për të parë vendet ku njerëzit punojnë dhe  nënat e Preshevës dhe Bujanocit do të mundë të lindin.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në prononcimin e tij për gazetarë ka falënderuar kryeministrin për vizitën që i bëri Preshevës dhe që preki direkt problemet këtu.

“Kjo do të ndikojë në një kujdes të veçantë të komunës së Preshevës në qeverinë në Beograd.  Vizita është një histori për komunën dhe falënderoj të gjithë për hapjen e maternitetit “, tha Mustafa.

Vuçiq në takimin që pati në qendrën për pranimin e emigrantëve vlerësoi se zgjidhja e problemeve të emigrantëve nuk mundë të gjendet tek muret, por në një politikë të përbashkët mes EU-së dhe vendeve tranzite.

Ai  shtoi se buxheti i Serbisë  nuk mundë t’i përballojë fluksit të madh të emigrantëve dhe se shpenzimet ditore për emigrantët janë rreth 15 euro dhe për atë është e rëndësishme ndihma e Evropës.

Aleksandër Vuçiq derisa ka vizituar kuzhinën popullore në Bujanoc, ju drejtua masës së tubuar prej dhjetëra vetave të serbëve  lokal duke i falënderuar për durimin në fazat në të cilat ka kaluar vendi.

Gjatë kohës së vizitës së kryeministrit të Serbisë në Luginë të Preshevës janë vërejtur  forca të mëdha të policisë.

Me kryeministrin Vuçiq ishin edhe ministrat Aleksandar Vulin, Zlatibor Lonçar, Bratislav Gashiq, Nebojsha Stefanoviq, drejtori i Policisë Milorad Veljoviq,  kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe deputeti popullore nga Bujanoci, Nenad Motroviq.

Vizita e kryeministri ka përfunduar me takimin në Banjën e Bujanocit me përfaqësuesit serb lokal. /Titulli.com/

VIDEO

 
 
Nga populli, në popull (Foto)
Kamberi: Mirënjohja, fyerje për viktimat civile të vrara në Luginë nga aparati shtetëror
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration